Artikuj
Si të pregatisni një lojë shahu

Si të pregatisni një lojë shahu

CHESScom
| 55 | Për fillestarë

Pregatitja e një loje shahu është e thjeshtë. Loja është ajo që mund të jetë e vështirë.

Ja si të pregatisni një lojë.

Hapi 1: Zgjidhni ku do luani.
Doni të luani në një tabelë reale me një mik afër jush? Apo doni të luani me një nga miliona njerëz online? Të dyja janë të mira.

Për të luajtur në një tabelë reale, ju duhet një tabelë shahu. Për të luajtur online, thjesht regjistrohuni te Chess.com (është falas).

Hapi 2: Pregatitja e tabelës. 

Para se të nisni lojën, duhet të pregatisni tabelën. Nëse jeni i ri me lojën, sigurohuni të shikoni instruksionet si pregatitet tabela. Nëse po luani online, ne do ta pregatisim tabelën për ju.

Hapi 3: Sfidoni kundërshtarin tuaj. 
Nëse p luani në shtëpi, atëhere mund të nisni një sfidë përballë. Nëse do luani online, atëhere mund të zgjidhni një kundërshtar të rastësishëm, ose të sfidoni një mik. Fitoftë më i miri!

Hapi 4: Bëni lëvizjen e parë.

Sapo nis loja, është koha për të bërë lëvizjen e parë. Nëse nuk dini si lëvizet, kontrolloni artikullin tonë me rregullat e shahut. Nëse i dini rregullat, por nuk dini cilat janë hapjet më të mira, provoni këtë artikull me hapjet më të mira për fillestarët.

Hapi 5: Juni një kundërshtar i fortë. 
Mbani mend gjithmonë rregullin e artë kur luani kundër dikujt. Mos i bëni asgjë kundërshtarit që nuk do të doje ta bënte. Kjo përfshin zvarritjen e lojës, braktisjen e hershme të lojës, apo të thënit e sharjeve. Ju një kundërshtar mendimtar dhe kjo do e bënte lojën (dhe botën) një vend më të mirë.

Nëse po kërkoni një vend të mrekullueshëm për shahun tuaj të rradhës, provoni Chess.com.

Me shumë se CHESScom
Si të luash Shah - Rregullat + 7 Hapat e Parë

Si të luash Shah - Rregullat + 7 Hapat e Parë

10 Kurthet më të Mira të Shahut

10 Kurthet më të Mira të Shahut